Dy makina bëhen “përshesh” në autostradë, trafiku zgjatet me kilometra!

715
Sigal

Një aksident mes dy makinave në autostradën Tiranë- Durrës ka shkaktuar një trafik të paprecedentë këtë të dielë.

Mjetet e përplasura kanë bërë që rradha e trafikut të shkojë në disa kilometra gjatësi, në një kohë kur autostrada Tiranë Durrës është dhe në pikun e saj të frekuentimit, duke patur parasysh se qindra qytetarë lëvizin nga kryeqyteti për fundjavën.

Policia nuk ka njoftuar ende nëse ka të plagosur. Hetimet vijojnë.