Dy furgona plot me drogë, italianët godasin një tjetër bandë shqiptare

637
Mbrëmjen e datës 17 tetor, një operacion i policisë italiane ka çuar në sekuestrimin e rreth 2 tonë marijuanë në bordin e dy furgonave në afërsi të zonës bregdetare Lido di Spina në provincën e Ferraras.
Gjatë operacionit u arrestua dhe korrieri i drogës shqiptari R.R 19 vjeç nga Vlora.
Dy furgonat ishin pozicionuar në stabilimentet bregdetare të “Le Piramidi” e “Jamaica”.
Drejtuesit e tyre nuk iu bindën urdhërit të policisë italiane për të ndaluar, e për disa minuta forcat italiane të rendit u vunë në ndjekje të tyre.
Pas disa kilometrash dy furgonat u braktisën në rrugë nga trafikantët e drogës të cilët të ndihmuar nga errësira i shpëtuan arrestimit. 
Në bordin e fugonave policia italiane sekuestroi rreth 2041 kg marijuanë, 10 kg hashash të konfeksionuara në 90 thasë të mëdhenj. Vlera e shitjes do t’i sillte trafikantëve një përfitim që do të kapërcente 20 milionë euro. Dy furgonat rezultojë të marrë me qira në Itali.
Korrieri shqiptar R.R 19 vjeç nga Vlora u arrestua në territorin përreth, në mëngjesin e datës 18 tetor. Ishte pa leje qëndrimi në Itali e karta e tij e identitetit u gjet në një nga furgonat.
Sipas hetuesve italianë, ngrakesa e sekuestruar e drogës ka mbërritur në brigjet e bregdetit të Ravenës nga Shqipëria me destinacion shitje në tregjet e Venetos dhe Bolonjës.
Për invetiguesit italianë ky sekuestrim është unaza e fundit e zinxhirit të një organizate të madhe e komplekse që trafikon drogë nga Shqipëria drejt Italisë.
Çdo thes droge përmban një numër o një gërmë që korrespondojnë me destinacionin e tyre final. Hetimet e policisë italiane vazhdojnë.
Sigal