Dy fjalë shpirtërore për rilindësin Naum P. Veqilharxhi

863
Sigal

Gëzim LLOJDIA

Duke jetuar me Rilindjen

Duke jetuar me Rilindjen Kombëtare Shqiptare. Nga pikëpamja e kohës, ka shekuj që fshihen nga sytë tanë. Po sa është gjatësia e kohës nga Rilindja tek shekulli ynë? Është një shekull i nxirë në mes. Prej kohës rilindëse, pra nga koha më e hershme e saj, shteg-udhëtimet janë vuvosur thellë. Mjegulla qëndron në thelb. Cërkat e saj, lagështia, trandjet kanë vithisur më tepër ngjarje, ngase kanë ruajtur. Kështu ato mbeten përveçse në disa memuarë me pakëz rreshta, imtësitë sigurisht, që kanë humbur. Dërrasa e varrit është qefini i ngritur në erë. Kanë rrjedhur ujërat nëpër ngjarje humbëse. S’kishte si të mos ndodhte me kohën. Poshtë kanë rënë në zgafellën e thellë. Historianët kanë pak nishane. T‘i shqyrtojnë ato.

Unaza

Një unazë gjej në rrugën e humbur. Do ta ruaj si fillim, për ta përdorur si dëshmitar. Çfarë është unaza? Unaza është rreth me eshtra floriri. Unaza është urë me gurë smeraldi. Një unazë është udhërrëfyese e rrugës. Një gur unaze i Rilindjes është Naum Velqilharxhi.

Vithkuqi

Duke zbuluar parajsën jam ngjitur për në Vithkuq, në motin e shtegtimeve të fermave blegtorale. Vithkuqi. Katundi alpin më ka dhënë këtë sintezë poetike: Kupa e qiellit-qelqore. I freskët-ajri. I largët-fshati. E thellë -bukuria. I lagësht -dimri. E nxehtë -vera. Në malet e Vithkuqit rronin habitate tërë zogjsh. Nuk gjej sinonim për emërtimin. Por, disponoj dokumente për një rilindës. Gjegjësisht ka zbritur nga copëza e fshatit malor. Përpara ishin shtigjet e thepisura, që do të ndërmerrte në kohë të shtegtimit, për një grusht dije. Nën këmbë rridhnin burimet. Sytë i ka freskuar në ujëra të ftohtë. Me degët e pemëve ka fshirë fytyrën. Kështu duhet të ketë ngjarë.

Evëtari shqip

Flitet kështu: Dikur nga muzgu i kohërave ky rilindës zbriti nga Vithkuqi. Diellin për “Evëtarin” shqip, e ndriçoi në 1845. Mirëpo çfarë ishte “Evëtari” shqip? Ishte strehë shpirtërore për shqiptarët. E vërtet, kjo fletore ishte abetare e parë në gjuhën shqipe. Lidhur me kohën e dritëzimit shkruhet: Mot i dytë, 1845.

Copëza nga parahyrja e “Evëtarit” shqip: “Mos kujtoni, o djem, se këto të shkrueme, që shohëmë që kanë kjo njerëzia, janë rarë qiellit. Dihet jo. Se të gjitha janë bërë prej duarsh njerëzish me mendje t’arrirë. Edhe ndë dashi të dini, përpara hem të pakta edhe aqë të pambaruara ishinë, sa njerëzia ahere mezi mundnin të punoheshin me to: E me kohë, pak e pak, i ndreqnë e i suallë mbë këtë të mbaruar që gjëndenë. Fletorja që dhashë vjet me këto germa të reja për gjuhën tënë, që panë dritën e parë mbë shtampë, si pashë që pati të pritur të mirë, nga an’ e vendit tënë, edhe që gjithë Shqipëria rrëfeu gas të madh, edhe menjëherë nxunë të këndojnë e të shkruajnë e të punohen me to, një që më nxori nga gjithë të tremburat e që me të drejtë mundnja të keshë, e dytë më bëri zemrë nukë vetëm edhe këtë evëtar të ri t’ap mbë dritë, por edhe të gjithato që kam bërë gati, edhe që sa vjet i madh Zot të më falnjë, i kam për të tërthertur duke punuar për vendin tem e tuajnë edhe për këtë gjuhënë tënë…“

Leximi i eshtrave

Eshtrat e rilindësit. E ku mund të gjenden ato, që ditën që u kallën në baltë. Eshtrat i ka thërrmuar koha. Shkrijnë si plisi. Bëhen baltë, pluhur, dhe. Si ishim? Ku jemi ? Çfarë jemi, ku përfundojmë në realitet! A ndërtojnë eshtrat një profil njerëzor me të gjithë përbërësit? Që të limitojmë të gjykojmë përgjigja e përfundimtare është: Përgjysmë. Sjellin diçka nga përafërsia. Por mungon saktësia. E shumta e gjërave, që mund të thonë është: Sa ka qenë gjatësia, madhësia, gjymtyrët. Po tiparet? Ngecin në vend. Rrjedhojën e ngjarjeve s’janë në gjendje ta sjellin me ato karakteristika të kohës. Tani eshtrat janë shkrirë. Janë bërë baltë. Ato s’flasin dot më. A flet dheu, toka apo plisi?

gjurmimi i shpirtit

Duke lexuar sot shpirtin e një rilindësi,që ka jetuar 150 vjet më parë. Gjurmimi i shpirtit. Një shtresë e hollë mjegulle, mbulonte humnerat. 150 vjet largësi. I ikur larg zemrës. Shpirti rron në brendësi. Streha është e Zotit. Nëpërmjet gjurmimeve të shpirtit shtegtar kapërcejmë sinorët dhe sillemi përkëtej mjegullës. Leximin e shpirtit e bëjnë shenjtorët. Ndoshta nganjëherë, labirintet do të mund të hapin portat e blinduara. Por një engjëll ka lexuar shpirtin e bardhë të Veqilharxhit. Ja disa të dhëna:

Gjurmimi i shpirtit

  1. 1. Në fytyrën e këtij rilindësi të hershëm gjejmë vijëzimet. Në fytyrën e tij tek pjesa e mjekrës gjejmë dy germa. N. V. Emri: Naum, mbiemri: Veqilharxhi. Cili skulptor i ka gdhendur në portretin e tij, përveçse Zotit të gjithëdijshëm? Çdo gjë, ka qenë e porositur. Brazda e gdhendur në mjekër është qysh në ngjizje. Pra ai do të ishte rilindës. Me emrin Naum. Pritja e gjorë, do ta sillte në vatrën e Veqilharxhëve në Vithkuq.

2.Portreti

Ardhja e Naumit. Një fytyrë e përvuajtur në pamjen e parë shikohet me qartësi.

  1. 3. Copëza jete

Është ndihmuar nga S.

  1. 4. Martesa

Mundet të jetë martuar dy herë. Bashkëshortja i ka qëndruar në krah. Vetë gruaja mundet të ketë pasur ndonjë damar bektashiu. Germa e saj, që lexohet është G. Ka qenë bashkëshortja që e ka ndihmuar në pasuri. Ka qenë i pasur, pikërisht, i ndihmuar nga gruaja.

  1. 5. Personaliteti

Ka qenë tepër i zgjuar. Cilësohet një mëndje e hollë. Ka dhënë përgjigje të shpejta për probleme të rëndësishme. Mendohet se ishte tepër e zorshme ta kurthoje në përgjigje.

  1. Rreziku

Një kapuçin i zi i ka qëndruar pranë.

  1. Shteg-mbyllja

Është vrarë, është helmuar apo ka mbyllur qetësisht sytë në motin e shtegtimit të shpirtit? Sidoqoftë dy opsionet e para kanë një person përgjegjës. Germa R.

Sqarim: Grekët janë përgjegjës për eliminimin e Veqilharxhit. Pas 150 vjetësh, ne po zbardhim autorin. Germa R. Germa e parë e emrit të vrasësit. Ai ka lënë gjurmë në labirinte errësire. Ashtu siç ndodh me trupin, që në errësirë lë një hije. Çaste të hidhura janë shkruar nga ky person në librin e shpirtit të këtij rilindësi.

Post scriptum

Veqilharxhi renditet në grupin e hershëm të rilindësve shqiptarë. Ai nuk njohu dimensione kohe. Ai dhe disa rilindës të tjerë kanë gjetur dijet, por më parë kanë zbritur nga fshatra në kupë të maleve tona. Veqilharxhi shqyrtohet të ketë qenë një besimtar i mirë. Ai bënë urim për Zotin e madh, që i dha frymë shpresave të tija: “Mijëra, mijëra herë lëvdatë pastë Zoti, Perëndia ynë i qiejve, që mundimet e mia s’vanë më kot!” Në përfundim, ose në mbarim të ditëve, dy grushte dhe. Jo se ai nuk deshi të ikë nëpër qiej Zoti. Por mbeti një shqiptar midis të mirëve, që koha e shqiptarëve edhe 150 vjet më vonë nga balta e ringre.