Dy aksidente me 2 të vdekur, mes viktimave një fëmijë vetëm 5 vjeç

597
Sigal

Dy aksidente të rënda me dy viktima, njëri prej tyre vetëm një fëmijë 5 vjeç u shënuan paraditen e sotme në qarkun e Tiranës.

Aksidentet u shënuan  brenda pak orësh njëri në rrugën e Rinasit dhe tjetri në Kavajë.

 Aksidenti i parë  – Një person, i cili po udhëtonte më biçikletë është aksidentuar për vdekje nga makine. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës rreth orës 07:30 në rrugën e Rinasit dhe personi që shkaktoi aksidentin ishte një shofere femër.

Policia sqaron se drejtuesja e automjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasja E. D., ka aksidentuar një shtetas që lëviste me biçiklete, ku si pasojë ky shtetas ka humbur  jeten.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Aksidenti i dyte-  Një fëmijë vetëm 5 vjeç humbi jetën sot paradite në një aksident të ndodhur në afërsi të ish repartit Ushtarak, Kavajë.

“Drejtuesi i mjetit Mercedes Benz”, shtetasi A. L., ka aksidentuar një fëmijë, rreth 5 vjeç” dhe policia thotë se i vogli ka gjetur vdekjen e menjëhershme

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.