Durrsaku i dënuar për falsifikim vulash arrestohet në Kapshticë

695
Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë kanë njoftuar se kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi 33 vjeç, Kostandino Çera banues në Durrës.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendim të formës së prerë nr. 211 datë 05.06.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale : “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.
Veprimet e mëtejshme të këtij rasti, do të kryhen nga Sektori kundër Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Sigal