Durrsakët sërish në protestë kundër dhunimit të Torrës Veneciane nga Veliera e Dakos

209
Qytetarët durrsakë janë thirrur sot në një protestë tjetër në orën 12:00 pranë objektit më të njohur të qytetit, Torrës Veneciane.

Duke shfrytëzuar një vendim gjysmak të Gjykatës së Apelit në Durrës, kryebashkiaku Vangjush Dako vijon të injektojë beton pa ndërprerje kundër arkifakteve të reja që kanë dalë në pah gjatë gërmimeve për ndërtimin e Velierës 5 milionë euro të betonit.

Qytetarët e Durrësit janë të thirrur edhe njëherë në kauzë për ti thënë stop shkatërrimit të historisë së tyre. Qytetarët e Durrësit dhe jo vetëm kanë sot një detyrim moral që të dalin në protestë për të mbrojtur historinë në tyre, sepse një popull që nuk mbron të shkuarën e vet, nuk do të mund të mbrojë kurrë të ardhmen.

Thirrja e organizatorëve shkon për të gjithë ata që u dhimbset historia, kultura dhe ajo çka përfaqëson arkeologjia e Durrësit, e cila me angazhimin barbar të kryebashkikaut të saj po përdor fiks paratë e taksapaguesve shqiptarë për të shkatërruar arkitekturën e lashtë e për ta zëvendësuar atë me projektet betonizues Dako&Rama.