Durrësi zbardhet nga bora, rrugët mbulohen

524
Sigal

Bora
e rënë gjatë natës ka zbardhur Durrësin për herë të parë pas 7 vjetësh. Petku i
bardhë mbuloi të gjithë qytetin duke sjellë entuziazëm tek banorët e kryesisht
fëmijët.

Por
në mëngjes bora ka ngrirë si rezultat i temperaturave që në Durrës shënonin zero
gradë. Trotuaret dhe rrugët u bënë të rrezikshme si pasojë e akullit dhe
qytetarët e pamësuar të Durrësit me këtë situatë kanë rrezikuar të rrëshqasin e
të pësojnë trauma në rrugë. Gjatë mëngjesit daljet nga shtëpia i kanë shmangur
të gjithë përveçse atyre që janë në punë.

I
mbuluar nga bora deri në bregdet, Durrësi ofron një pamje fantastike si rrallë
herë në borë.