Durrësi si Venecia, uji pushton rrugët e qytetit, zjarrfikësja evakuon nxënësit e shkollës 9-vjeçare

924
Përmbytja e rrugëve në qytete të ndryshme të vendit, e sidomos në zonat bregdetare, këto vitet e fundit nuk përbën më habi. Prej dy-tre vitesh, banorët e zonave bregdetare i tremben shirave, për shkak se brenda pak orëve përfundojnë të rrethuara nga uji.
Një situatë e tillë është krijuar ditën e sotme në qytetin e Durrës.
Reshjet e shiut që kanë vijuar prej mbrëmjes së djeshme, kanë bërë që uji të mbulojë rrugët e qytetit bregdetar.
Në oborrin e shkollës “Met Hasa” në Durrës uji arrin në një metër, ndaj evakuimi i nxënësve është bërë i mundur nga ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.
Sigal