Sigal

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit paraditen e sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar.

Disa prej banorëve janë asfiksuar nga tymi.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke larguar nga apartamenti banorët, dhe më pas kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Sakaq, kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e zjarrit që përfshiu apartamentin.