Durrës – Sot në mbrëmje nis protesta kundër projektit Veliera

572
Shoqëria Civile ëhstë mbledhur sërish sot në Durrës, pas zbardhjes së vendimit të gjykatës për bllokimin e punimeve për velierën në zonën A, ku janë zbuluar objekte arkeologjike. Ambientalisti Sazan Guri, njoftoi nisjen e një proteste që do të zgjasë deri mëngjesin e së premtes.

Shoqëria civile do të organizojë mbrëmjen e sotme një protestë që do të zgjasë deri mëngjesin e së premtes për ndaluar përfundimisht punimet për velierën e Durrësit. Deklarata është është bërë nga ambientalisti Sazan Guri, i cili pohoi se ka siguruar leje nga policia për këtë protestë që do mbahet në kantierin e ndërtimit të Velierës.

Sazan Guri: Sot në orën 21:00 tek torja veneciane do të mblidhen qytetarë të Durrësit, të gjithë Shqipërisë për ta gdhirë sot dhe për të shprehur forcën për të ndaluar këtë masakër.

Avokatja Mirela Jorgo deklaroi se kërkohet ndryshimi i projektit për të mbrojtur objektet arkeologjike të zbuluara.

Av.Mirela Jorgo: Ky projekt ka dy këmbë të ndaluara, duke qenë se ka dy këmbë të ndaluara kali nuk mbahet me dy këmbë, por do 4 këmbë. Ky projekt duhet të ndryshojë.

Gjykata e Durrësit ka zbardhur ndërkohë vendimin për vendosjen preventive të e pezullimit të punimeve në zonën A të projektit Veliera. Me kërkesë të prokurorisë thuhet në vendim janë pezulluar punimet në zonën ku janë zbuluar objekte arkeologjike.
Sigal