Durrës, sekuestrohen në port 9 kg heroinë, pranga dy personave

534
Policia e Portit në Durrës ka sekuestruar mëngjesin në sajë të një operacioni të koduar “Imbarkimi”, një sasi prej 9 kg lëndë narkotike e tipit heroinë. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga janë vënë dy persona, Aleks Gjergji 39-vjeç dhe Luan Veçani 59 vjeç. 
39 vjeçari banues në Lushnjë do të udhëtonte për në Itali me një automjet tip Ford Focus me targa AA536LH. “Drejtuesi i mjetit u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë dhe në kroskotin e makinës iu gjetën 17 pako të mbështjella me qese celofoni e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë me peshë rreth 9 kg” informon policia e Durrësit.
Pas veprimeve të mëtejshme u arrestua edhe Luan Veçani 59 vjeç, banues në Lushnjë i cili ishte pronari i makinës. “Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi i mësipërm,është gjithashtu i implikuar. Ai ishte pronari i automjetit, i cili ndodhej edhe në makinë gjatë kontrollit”.
Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 17 pako lëndë narkotike e llojit heroine me peshë rreth 9 kg; Automjeti tip Ford Focus me targa AA536LH; Rreth 1000 €; 3 telefona celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë,për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.
Sigal