Durrës, sekuestrohen 65 kg kanabis

103
Forcat e policisë në Durrës, në një aksion të orëve të fundit kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike.
Burime policore lokale bëjnë me dije se, bëhet fjalë për 65 kilogramë drogë të llojit kanabis sativa. 
Sipas burimeve, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me kolegët italianë të Guardia di Finanza.
Lënda narkotike është gjetur e paketuar në thasë, që po transportoheshin me një furgon.