Durrës, rrezikuan të mbyteshin policia kufitare shpëton peshkatarët

600
DURRES – Dy peshkatarë të cilët rrezikonin të mbyteshin në afërsi të brigjeve të Durrësit janë shpëtuar nga policia kufitare e këtij qyteti.
Sipas policisë peshkatarët e shpëtuar janë G.K. 54 vjeç dhe R.H. 38 vjeç, të dy banues në Durrës.
Kanë qenë disa qytetarë të rastit të cilët kanë njoftuar specialistët e kufirit se në një distancë rreth 300-400 metra nga bregu ishin duke u mbytur dy peshkatarë.
Menjëherë në drejtim dhe ndihmë të tyre u dërguan në mënyrë urgjente shërbimet e posaçme me gomone. Shërbimet e Policisë Kufitare të ndihmuara edhe nga disa barka të peshkimit, të cilët ndodheshin në atë zonë kanë bërë të mundur shpëtimin e dy peshkatarëve të cilët janë nxjerrë në breg pa asnjë problem. 
Sigal