Durrës/ Qytetarët vuajnë për ujë

449
Sigal

Sa herë që afrohet stina e verës një pjesë e banorëve të Durrësit përballen me mos furnizimin me ujë të pijshëm.

Këta banorë ankohen se uji vjen me orare të kufizuara, por edhe se është shumë o i pastër. Aq sa shumica e banorëve pretendojnë se uji që u vjen në rubinetet e çezmave është i përzier me fekale.

Një zonjë ka thënë: Uji është shumë i papastër. Nuk është as për t’u larë, as për t’u konsumuar.”
Kurse një banorë tjetër shprehet për “topchannel” se zonën ku ata jetojnë nuk vjen era ujë, por era fekale.

Ai thotë: Këtu nuk vjen ujë, vjen erë fekale. Jemi ankuar, po askush nuk vjen.”
Kjo gjë më problem është kthyer për banorët që janë të vjetër në moshë.

Njëra prej tyre thotë:

Jemi me pension të vogël e nuk mund ta përballojmë blerjen e ujit. Në çezmë as gojën nuk e laj dot. As enët nuk i laj dot.”

Në qytetin e Durrësit rrjeti është tejet i amortizuar, pasi ujësjellësi është ndërtuar në vitet 60’.

Edhe pse në tre dekadat e fundit popullsia në Durrës është rritur ndjeshëm nuk është marrë asnjë një masë që të përmirësohet rrjeti i furnizimit me ujë