Durrës/ Qëllojnë me tytë pistolete në kokë punonjësin e portit, policia arreston dy prej tre autorëve`

475
Sigal

Më datë 25.02.2019, rreth orës 23:30, u arrestuan në flagrancë shtetasit R.D.,38 vjeç, dhe H.B., 40 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 17:00, në hyrje të Portit, në bashkëpunim me një person tjetër ende të pa identifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta në kokë (dyshohet tytë pistolete), punonjësin e shërbimit të Autoritetit Portual, i cili po merr ndihmë në spital.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të tretë të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.