Sigal

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2 në Durrës dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Burime nga policia bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një banesë njëkatëshe, ndërkohë që banorët u alarmuan për shkak të rrezikut së përhapjes së flakëve.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë dy automjete zjarrfikëse që bënë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.