Durrës, një vajzë 18 vjeçe i jep fund jetës me fostoksinë

594
Sigal

Një vajzë 18 vjeçe nga Durrësi i ka dhënë fund jetës në një mënyrë të dhimbshme duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës mes të enjtes dhe të premtes, ku në ora 01:00, në banesën e saj në Shën Vlash, Durrës, është vetë helmuar me fostoksinë, E.I., 18 vjeçe. Rënkimet e saj kanë shqetësuar familjarët në mes të natës, të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit. Por për shkak të gjendjes së rëndë ajo është dërguar në kryeqytet ku në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka ndërruar jetë në spitalin “Nënë Tereza”, Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë të renë drejt fundit tragjik, ndërsa policia po heton për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.