Sekuestrohet pistoleta çakmak, sasia e parave të vjedhura, një  maskë kirurgjie dhe doreza.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcat Shqiponja, mesditën e sotme sapo kanë marrë njoftim që është vjedhur me dhunë një market kanë organizuar menjëherë shërbimet duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• Keni Braçe 27 vjeç, banues në Durrës.

Braçe, në lagjen  Nr.8 Durrës ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një pistolete tip çakmak marketin në pronësi të shtetasit S.M.

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• pistoleta tip çakmak;

• maskë kirurgjie;

• doreza;

•sasia e lekëve të vjedhura ( 79 300 lekë të reja).

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë”,  parashikuar në nenin 139 të Kodit Penal.

Njoftim për shtyp 

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

•  Fatbardh Muçka 39 vjeç, banues në Durrës.

F.Muçka ka kanosur më armë zjarri automatik babain e tij,  shtetasin S.M. 71 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u bllokua arma e zjarrit tip automatik,  model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Dhunë në familje”dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet  130/a/1 dhe 278/2 të Kodit Penal.