Sigal

Policia e Durrësit, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, e mbështetur nga FNSH, kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Si rezultat i kontrolleve kapen dhe ndalohen dy të kërkuar. Po si rezultat i kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim 14 shtetas me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj jetës. Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane e kanë dënuar me 8 vite burgim. Gjithashtu kapet dhe ndalohet për llogari të DVP Berat edhe një 32-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol Tirana pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas të dënuar në Itali dhe si rezultat i kontrolleve të befasishme të Policisë, kanë bërë të munduar lokalizimin dhe kapjen e tij, konkretisht: • Ferdinand Tare (Ferdinand LUKA, Alfred DAJA), 53 vjeç, banues në Durrës.Shtetasi i mësipërm ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, më datë 05.10.2018, pasi Autoritetet Gjyqësore Bari- Itali e kanë dënuar me 8 vjet 2 muaj e 18 ditë, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike të llojit heroinë”, parashikuar nga neni 73, 74 etj të Kodit Penal Italian. Kontrollet do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Durrës për kapjen e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo kryejnë trafiqe të paligjshme.