Durrës/ Mashtronte meshkujt duke u marrë miliona, 10 vite burg për dentisten

456
Sigal

Gjykata e Durrësit ka dhënë 10 vite burgim ndaj Olesia Dukës, e akuzuar për mashtrimin e disa personave.

Gjykata e Durrësit ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke dënuar me 15 vjet burg stomatologen Olesia Duka, e cila akuzohet se ka mashtruar 12 biznesmenë me shuma të mëdha parash. Duke qenë se Duka ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i saj ulet automatikisht me një të tretën dhe në përfundim për të është vendosur dënimi me 10 vjet burg.

Sipas të dhënave nga sektori i pastrimit të parave në drejtorinë e krimit ekonomik rezulton se 38 vjeçarja ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës, duke përfituar një vlerë jo më 900 mijë euro siç u deklarua një ditë më parë, por rreth 2 milionë euro.

Në shkurt të këtij viti asaj iu vendosën në sekuestro preventive katër apartamente në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë.

Sipas policisë procedimi penal proaktiv është ndjekur në harkun kohor të 2-3 muajve, duke zbardhur mekanizmin e mashtrimit dhe përpjekjet për t’i shpëtuar hetimit e fshehur pasuritë që dyshohet se janë vënë nga veprimtaria kriminale.