Durrës, mashtroi 64 persona, super skema zbulohet 2 ditë pas arrestimit

474
Sigal

DURRËS – Policia e Durrësit ka mundur të zbulojë ditën e sotme një skemë mashtrimi për punësime në Kazakistan, pre e të cilave kishin rënë 64 persona të cilët kishin paguar nga 350 euro. Skema e mashtrimit është zbuluar nga policia dy ditë pasi 51-vjeçari nga Durrësi, Kujtim Kllogjeri është arrestuar po për mashtrim, por në rastin e parë për shitjen e një apartamenti dy herë. Kujtim Kllogjeri u arrestua para dy ditësh pasi dyshohej se ka shitur një hyrje pallati dy herë e konkretisht në vitin 2009, kundrejt vlerës prej 90.000 euro ia ka shitur këtë apartament shtetasit 63 vjeçarit N.I., banues në Arapaj, dhe në 2014-ën, ia ka rishitur atë kundrejt shumës prej 18.000 euro 30 vjeçarit S.B., banues në lagjen Nr.15 Durrës. Ndërkohë ai dyshohet se ka mashtruar 64 shtetas, të cilëve iu ka marrë shumat prej 350 Euro secili, më premtimin se do t’i punësonte në Kazakistan, premtim të cilin nuk e ka mbajtur, dhe njëkohësisht nuk iu ka kthyer më shumat e marra qytetarëve në fjalë. Nga ana e policisë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe 64 pasaporta biometrike, të cilat ky shtetas ua kishte mbajtur personave në fjalë. Aktualisht ky shtetas ndodhet i ndaluar ne Dhomat e Paraburgimit te Komisariatit të Policisë Durrës për të njëjtën vepër penale, atë të mashtrimit.