Durrës/ Lirohen 6 oficerët e policisë të arrestuar

478
Sigal

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për 6 punonjës të Policisë në Pikën Kufitare të Kontrolli në Durrës, të cilët u arrestuan gjate ditës së djeshme për korrupsion pasiv e shpërdorim detyre.

Gjykata ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ për Greta Batusha si dhe masën ‘detyrim paraqitje’ për Durim Zeka, Arjan Gjyzeli, Dorina Doganaj, Gëzim Çaça.

Vendimi nga gjykata Durrës:

1. Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të ‘arrestit në shtëpi’ të shtetases Greta Batusha, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal.

Ajo duhet të qëndrojë në banesën e saj dhe nuk mund të largohet prej saj pa lejen e prokurorit. Zbatimi i kësaj mase duhet të kryhet nga oficeri i policisë gjyqësore përkatës në këtë çështje.

2. Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të ‘Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore’ të shtetasit Durim Zeka, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal.Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

3. Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të ‘Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore’ të shtetasit Arjan Gjyzeli, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

4. Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të ‘Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore’ të shtetases Dorina Doganaj, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.

Urdhërohet lirimi i saj i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

5. Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të ‘Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore’ të shtetasit Gëzim Çaça, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

6. Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të ‘Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore’ të shtetases Juliana Kurraj, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.

Urdhërohet lirimi i saj i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës, nga e nesërmja e shpalljes.

U shpall, në Durrës 05.03.2019.