Durrës/ Ishin nisur nga Greqia, kapen dy kontenierë me kokainë

653
Sigal

Policia greke ka zbuluar dy konteinerë që dyshohet se përmbanin kokainë dhe do të niseshin nga Porti i Pireut, Greqi për në portin e Durrësit, Shqipëri. Në një operacion të përbashkët, pala greke ka informuar atë shqiptare, që dy kontenierë që dyshohet se po transportohet drogë, kanë dalë nga dogana dhe janë nsiur drejt Durrësit, ku i ka kërkuar që ta mbanin gjatë gjithë kohës në kontroll, por të lejonin lëvizjen e tyre lirshëm, për të zbuluar se në duart e kujt do të shkonte kjo sasi droge.

Referuar CNN grek, në datën 14 shtator 2019 dy kontenierët kanë lënë doganën greke dhe kanë mbërritur në Durrës në datën 17 shtator. Prej një jave, ai ka qenë në vëzhgim nga autoritetet shqiptare, ku në datën 20 shtator, pra vetëm 3 ditë pas mbërritjes në Shqipëri, janë afruar kontenierit tre persona, të cilët kur kanë kuptuar se u pikasën, tentuan që të largoheshin. Mësohet se është bërë e mundur identifikimi i tyre, ku njëri prej tyre ka rënë në pranga e ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.