Durrës/ I preu rrugën, makina përplas fëmijën 10 vjeçar

550
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës ku një fëmijë ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17, ku një fëmijë 10 vjeç ka dalë nga lulishtja dhe në mënyrë të beftë i ka prerë rrugën një automjeti.

Aktualisht fëmija është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.06.2019, rreth orës 20:10, në lagjen Nr.17 Durrës, shtetasi E.Xh., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij , ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale R.P., rreth 10 vjeç, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi Hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.