Durrës, helmohen në një restorant 15 turistë nga Kosova

610
Plot 15 shqiptarë nga Kosova janë helmuar pasi drekuan në një restorant tek zona e “Shkëmbit të Kavajës” në Durrësit.
Shtetasit kosovarë janë paraqitur në spitalin e Durrësit me simptoma helmimi. Sipas, turistëve kosovarë helmimi ka ardhur nga ushqimi dhe uji.
Të 15 shtetasit po marrin trajtim mjekësor në spital, por fatmirësisht pa probleme serioze.
Sigal