Durrës – Grabitet karburanti nga 3 hajdutë, kërcënojnë rojën dhe marrin xhiron ditore

453
Sigal

Tre persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e një pistolete kanë grabitur një karburaniti në Durrës. Burime zyrtare bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, në afërsi të Mbikalimit të Fllakës.

Të njëjtat burime theksuan se autorët nën kërcënimin e armës, i kanë marrë rojës së pikës së karburantit, xhiron ditore, përkatësisht rreth 150 000 -200 000 lekë të reja. Fill pas kësaj ata janë larguar nga vendin i ngjarjes me një mjet tip ‘Ford’.

Policia me të marrë njoftim shkoi menjëherë në vendngjarje, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.