Sigal

Një 33-vjeçar u arrestuar nga policia e Durrësit pasi ka goditur me grusht në sy një të moshuar.

Në pranga përfundoi Igli Shahini pasi në lagjen Nr.14 Durrës, për motive të dobëta ka goditur me grusht në sy shtetasin H. L. 64 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.

Shtetasi i ndaluar është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Komisariati i Policisë Durrës

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit: I.Sh., 33 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi I. Sh., më datë 28. 08. 2018, në lagjen Nr. 14 Durrës, për motive të dobëta ka goditur me grusht në sy shtetasin H. L., 64 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Shtetasi i ndaluar është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 88 dhe 283 / 1 të Kodit Penal.