Durrës, gjykata i komunikon masën arrest me burg ish-drejtorit të Portit

533
Sigal

DURRES – Gjykata e Durrësit i ka komunikuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” ish-Drejtorit të Portit Durrës Eduard Ndreu i akuzuar për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “pabarazisë në tendera”.

Në seancën e sotme, Ndreu ka munguar sërisht duke u përfaqësuar nga avokati i tij Ilir Pengili.  Masa e sigursië “arrest me burg” i është vendosur në mungesë Ndreut, ndërsa sot ajo i është komunikuar nga togat e zeza.

Ish-drejtori i Portit të Durrësit akuzohet se përmes veprave penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë në tendera” i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik që llogaritet të kapë vlerën e 230 milionë lekëve të reja.