Sigal

Një foshnje ka ndërruar jetë në Spitalin e Durrësit, 4 ditë pasi kishte ardhur në jetë.Ngjarja e rëndë është denoncuar nga familjarët e 35-vjeçares me inicialet V. G.

Pas kësaj ngjarje, familjarët kanë akuzuar mjekët për mos dhënie të ndihmës.

Nga ana tjetër burime pranë maternitetit të Durrësit janë shprehur se dyshohet se foshnja ka pasur një sëmundje të trashëguar gjenetikisht.

Sipas tyre ka qenë e pamundur lëvizja dhe dërgimi i nënës dhe foshnjes për në Tiranë.

Ngjarja është denoncuar në polici, ku kanë nisur hetimet.