Durrës, drogë e fshehur në kamionin me arka, policia ndalon shoferin

571
Një tjetër tentativë për të trafikuar drogë jashtë Shqipërisë është zbuluar nga policia kufitare.
Këtë mbrëmje në portin e Durrësit në një kamion të tonazhit të rëndë, policia ka zbuluar se kishte të fshehur lëndë narkotike. 
Ndërkohë është shoqëruar nga policia shoferi i kamionit, një person me inicialet Sh.J banues në Tiranë. 
Kamioni i ngarkuar me arka plastike do të imbarkohej për në Ankona të Italisë. 
Por nga kontrolli i Policisë Kufitare dhe Anti-drogës është konstatuar se në të ka edhe drogë. 
Policia është duke bërë kontroll të imtësishëm të kamionit, për të zbuluar më tej peshën totale të drogës që do të trafikohej drejt Italisë.
Sigal