Durrës, çarja e digës së Manskurisë Haxhinasto: Shqetësim për punimet

495
Sigal

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i shoqëruar nga Ministri Tahiri dhe Prefekti i Tiranës kanë vizituar sot rezervuarin e Manskurisë, i cili pësoi dje një çarje, duke bërë që autoritetet të ndërhynin për të hequr ujin me anë të pompave.
 
Sipas Haxhinastos rreziku vijon të mbetet i lartë në rast të reshjeve të mëtejshme. Por ai thekson se është i shqetësuar për ndryshimet në projekt dhe punimet në infrastrukturë që janë bërë, duke shtuar se për këtë çështje së bashku me Ministrin Tahiri dhe do marrim masa e duhura, për përgjegjësit e një situate të tillë.

“Menaxhimi i situatës nga ana teknike dhe e sigurisë. Rreziku në rast reshjesh të mëtejshme. I shqetësuar për ndryshimet ne projekt dhe punime në infrastrukture qe janë bërë. Do hetojmë për këtë çështje së bashku me ministrin Tahiri dhe do marrim masa e duhura për përgjegjësit e një situate të tillë. Mund të kërkojmë asistencë nga vendet fqinje në rast pasojash me dëme më të mëdha.”- tha Haxhinasto.
 
Tahiri: Hetim të plotë për të gjitha ndërhyrjet në digën e rezervuarit
Ministri Tahiri tha se parësorë është shmangia e përmbytjeve, dëmeve dhe humbjeve të jetëve njerëzore. Ai shtoi se do të ketë një hetim të plotë për të gjitha ndërhyrjet në digën e rezervuarit.

“Jemi në dije që prej disa ditësh zona të caktuara të vendit janë në situatë kritike për shkak të motit, reshjeve dhe një ndër zonat kritike, që janë evidentuar si të tilla është edhe kjo ku jemi për shkak të prurjeve të mëdha që kanë rritur ndjeshëm nivelin e rezervuarit, por mesa duket jemi edhe përpara dorës së papërgjegjshme të njeriut lidhur me infrastrukturën që duhet të garantojë sigurinë e rezervuarit, digës e kështu me radhë.

Për ne prioriteti absolut është të shpëtojmë jetët  e njerëzve, ndaj kanë filluar që3 dje të gjitha autoritetet shtetërore nën drejtimin e Prefektit të Tiranës dhe Shtabit të Emergjencës për njoftimin e banorëve në zonë lidhur me rrezikun potencial që ekziston për  këtë situatë e para dhe e dyta duhet ta shfrytëzoj këtë rast për t’i kërkuar mirëkuptim banorëve që së bashku me autoritetet të përballemi me pasojat eventuale që mund të vijnë në rast se ndodhin dëme shumë më të mëdha se këto që janë., qoftë duke pranuar evakuimin, qoftë duke mos u kthyer në zonat që kanë problem ose risk potencial  për probleme të mëdha.

Nga ana tjetër e tha kolegu shumë shpejt policia do të nisi hetim lidhur me dëme që mund ti kenë ndodhur kësaj strukture për efekt të ndërhyrjeve të gabuara.
Hetimi do të përfshijë si projektimin ashtu edhe implementimin e projektit sepse për ne është shumë e rëndësishme që të dallojmë nga njëra ana përpjekjen tonë për të përballuar fatkeqësitë natyrore, por nga ana tjetër për të parandaluar në të ardhmen përsëritjen e tyre, për më tepër kur këto ndodhin nga dora e njeriut.”- tha Tahiri.