Durrës/ Asgjesohen 31 rrënjë bimë narkotike, autorërt në kërkim

515
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe evidentimin dhe shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike Efektivat e Patrullës së Kufirit të Divjakës kanë bërë të mundur asgjësimin e 31 rrënjëve bimë narkotike. 

Burime nga policia bëjnë të ditur se kontrolli u ushtrua në vendin e quajtur Pylli i Mesëm ku u evidentua një parcelë rishtaz nga shkurret, e punuar, me një perimetër afërsisht, 50 metra katror mbi te cilën ishin mbjellë 31 rrënjë bimë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

 Gjithashtu u gjet edhe nje qese plastike e bardhë ku brenda së cilës kishte pleh kimik rreth 1 kg. U gjet edhe nje lopatë me bisht te thyer si dhe disa bidona plastikë me madhesi të ndryshme 1.5 dhe 5 litra. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve për veprën penale “Kultivimi i bimë venarkotike”.
Sigal