Durrës/ Arrestohet një trafikant droge, i shpallur në kërkim nga Interpoli

754
Sigal

Klejdi Abdyli, 29 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Durrës, u arrestua nga Policia e Durrësit mbrëmjen e djeshme si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Atje, Abdyli kërkohet për trafik droge.

Abdyli do të dërgohet ën Itali për të vuajtur dënimin. 29-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Peskarës në Itali, e cila ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikim i narkotikëve”.

Dosja e Abdylit i ëhstë dërguar fillimisht Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.