Durrës – Arrestohet 42- vjeçari, përndiqte prej tre muajsh një 20-vjeçare

518
Sigal

 

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në kohë
rekord dhe si rezultat i një pune hetimore të mirëorganizuar arrestuan në
flagrancë shtetasin:

Artan Andoni 42
vjeç, banues në Durrës.

Më datë 17.11.2016, rreth orës 19:30 kas bërë kallëzim
shtetësia S.G. 20 vjeçe, banuese në Durrës, pasi A.Andoni për një periudhë 3 mujore
e ka përndjekur  në ambiente publike, në
mënyrë të vazhdueshme.

Andoni është person me precedentë penalë të
mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, pronës, familjes dhe lëndëve
narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të
mëtejshme për veprën penale”Përndjekja”parashikuar
në nenin 121/a  të Kodit Penal.