Durrës, arrestohen 3 persona, kapen me drogë e armë

703
Sigal

Burime nga policia e qytetit bregdetar
bëjnë me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetasit Shpëtim Kajmaku 39 vjeç,
banues në Durrës; Arlind Qarri 27 vjeç, banues në Ishëm, Durrës dhe Ledion
Kallaku 22 vjeç, banues në Ishëm, Durrës.

Sipas policisë Kajmaku u vu në pranga pasi u kap me 324 bimë
kanabis në automjet.

“Më datë 05.10.2016, tek kryqëzimi i Gjirit të Lalzit, gjatë
kontrollit të ushtruar në automjetin e tij furgon tip Benz Vito me targa DR
8362 E u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 324 bimë
narkotike të dyshuara të llojit kanabis sativa. Bimët narkotike po
transportoheshin me mjetin e mësipërm me qëllim për tu tharë”.

Ndërkohë, Qarri dhe Kallaku po gjatë ditës së djeshme, duke
qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Ishëm kanë qëlluar me armë zjarri tip
automatik në ajër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ledion
Kallaku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një
automatik model 56 dhe 1 kg lënde narkotike e dyshuar e llojit marjuanë.

Po kështu policia shpalli në kërkim dhe po punon për kapjen e
shtetasit  A.Xh. 22 vjeç, banues në Vinjoll-Kurbin.

Sipas bluve, 22-vjeçari nuk i ka ndaluar Shërbimeve të
Qarkullimit Rrugor, ndërsa udhëtonte me mjetin tip Nissan me targa AA 591 NT në
autostradën Durrës-Tiranë.

Në vijim është ndjekur nga policia dhe në afërsi të
mbikalimit të këmbësorëve në Shënavlash, ka braktisur mjetin dhe është larguar
në drejtim të Rrashbullit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet janë gjetur disa thasë
bosh me mbetje lënde bimore të thatë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës
për veprime të mëtejshme për veprat penale:

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasve
Shpëtim Kajmaku dhe A.Xh. parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal;

”Prishja e qetësisë publike”,” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e
armëve luftarake dhe e municionit”,”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në
ngarkim të shtetasve Arlind Qarri dhe Ledion Kallaku