Durrës – Aparatura e skanimit zbulon 700 kg kanabis në një mjet

500
Sigal

Sekuestrohen 700 kg kanabis në portin e Durrësit. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëri me dije për ‘BalkanWeb” se droga u gjet mbrëmjen e djeshme gjatë skanimit të mjetit me mallra të subjekteve fasone, që kishin si destinacion Italinë.

Mësohet se në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit me targa AA 475 LO, shtetasi me inicialet L.S. Sakaq, policia po vijon hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISE

Autoritetet doganore në Portin e Durrësit evidentuan mbrëmjen e së dielës, gjatë procesit të skanimit, një sasi prej afro 700 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte fshehur në mjetin me targë AA 475 LO, i cili drejtohej nga shtetasi L.S. dhe ishte me ngarkesë mallrash të subjekteve fason, me destinacion Italinë.

Fillimisht, mjeti u kanalizua me risk nga struktura e monitorimit në doganë dhe u kërkuar skanimi i tij. Gjatë skanimit rezultoi se mjeti kishte ngarkesë të dyshimtë, ndërsa më pas, gjatë kontrollit fizik u evidentua edhe sasia e lëndës narkotike. Autoritet policore kryen arrestimin e drejtuesit të mjetit dhe po vijojnë me hetime të mëtejshme.