Durrës, AKU: Skandaloze, pikat e shumicës të mbushura me minj

679
Sigal

Drejtori i AKU-së për Qarkun, Gëzim Ylli: “Të gjitha subjektet tregtare nuk kryejnë dezinfektimin sipas kushteve higjieno-sanitare”

AKU ka ushtruar kontroll në subjektet ushqimore dhe pasi ka gjetur nivel të ulët pastërtie ka bllokuar  aktivitetin në tre pika shumice. Inspektorët që kanë ushtruar kontroll kanë bërë me dije se niveli  i papastërtisë kishte degraduar deri në lëvizjen e lirë të minjve në raftet ushqimore. Sipas Gëzim Yllit, drejtori i AKU-t për Qarkun e Durrësit objekt i kontrolleve kanë qenë kryesisht origjina e produktit, etiketat në gjuhën shqipe, ekzistenca e datave të skadencës si dhe kushtet higjieno-sanitare të subjekteve që tregtojnë produkte ushqimore. Kontrollet janë gjithë përfshirëse dhe kanë disa ditë që kanë filluar me qëllim që të mos lejohen spekulime në prag të festive të fund vitit. Gjatë kontrolleve, kanë qenë tre subjekte, pika shumice të tregtimit të produkteve ushqimore që janë bllokuar për shkak se nuk ishte kryer dezinfektimin sipas kushteve higjieno-sanitare të kërkuara, madje brenda tyre në mjediset e magazinimit dhe të tregtimit dhe janë gjetur deri brejtës. Masat në drejtim të subjekteve janë të ashpra, tha kreu i AKU-së në Durrës, Gëzim Ylli në prag të festave të fundvitit: “Kemi arritur të pezullojmë tre aktivitete që nuk kanë plotësuar standardet e kërkuara higjieno-sanitare sipas ligjit. Subjekteve që nuk u funksionon plani i higjenizimit dhe hidratizimit, janë objekt i bllokimit të aktivitetit të tyre. Në këto dy subjekte produktet ushqimore ishin të ngacmuara nga brejtësit “minjtë”. AKU në Durrës ka ngritur disa grupe kontrolli, të cilat janë shpërndarë në supermarkete, tregjet e hapura, në restorante për rritjen e sigurisë ushqimore për të gjithë konsumatorin. Për festat e fundvitit rritet konsumi i produkteve e për pasojë edhe abuzimet nga subjektet tregtare”, tha Ylli.

Kontrollet

Drejtoria Rajonale e AKU në Durrës në bashkëpunim me institucionin e Prefektit ka hartuar një plan masash për kontrollin e subjekteve kryesore si marketet, supermarketet, pikat e tregtimit me shumicë, bulmetoret, pastiçeritë, tregjet e hapura dhe subjektet importues që sjellin produkte në Shqipëri. Edhe ditën e nesërme (sotme) që është festa e Krishtlindjeve, deklaron Ylli, ekipet e AKU-t do të jenë në funksionim duke evidentuar objektet pa standarde, gjithnjë me synim mbrojtjen e konsumatorit duke bllokuar mallrat e skaduara si dhe tregtimin jashtë standardeve.