Durrës, abuzoi me tenderët. Apeli liron ish-drejtorin e Portit

213

DURRES – Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur të lirojë ish-drejtorin e portit Eduard Ndreu, i cili u arrestua dhe mori masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë për “favorizim tenderësh dhe shpërdorim detyre”
Relatori i çështjes gjatë seancës sotme,Petraq Dhimitri, caktoi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.
Sakaq para trupit gjykues doli edhe ish-nëndrejtori i portit, Muhamet Borshi, për të cilin Apeli nuk ndryshoi masën e Shkallës së Pare, atë të “arrestit me burg”.
Pvarësisht vendimeve të ndryshme të Apelit, edhe ndaj Borshit rëndonte e njëjta akuzë si ndaj Eduard Ndreut.
Ndërkohë në ditët në vijim përpara Gjykatës së Apelit pritet të dalë edhe ish-drejtori i Shërbimeve Operacionale, Agron Copja.