Durrës, 52 vjeçari rreh vajzën në mes të lokalit

592
Sigal

Një rast i shëmtuar është regjistruar në Durrës, aty ku një burrë në moshë ka rrahur vajzën e tij 22 vjeçare në mes të një lokali.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Shkozetit. Policia pasi ka marrë informacion ka arrestuar babain 52 vjeçar, shtetasin me inicialet E.R

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E. R., vjeç 52, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, në një lokal ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vajzës, shtetases E. C., vjeçe 22, të cilës iu plotësua kërkesë padia për urdhërmbrojtje të menjëhershme. Neni 130 i Kodit Penal dhe Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”