Durrës, 23-vjeçari kapet me 9 doza heroine, shoku shpallet në kërkim

679
Një i ri u arrestua dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.
Françesko Selishta 23 vjeç me banim në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje, u arrestua nga forcat blu ku gjatë kontrollit fizik ju gjetën 9 doza heroine.
Aksioni u krye nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e A.Z. 28 vjeç, banues në Durrës.
Policia thotë zyrtarisht se gjatë ditës së sotme “në bazë të informacioneve të disponuara nga Strukturat Policore gjatë kontrollit fizik të ushtruar Françesko Selishtës i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 doza lënde narkotike e dyshuar e llojit Heroinë.
Materialet procedurale – thotë policia – i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim.
Sigal