Duro Mustafai: Do bëhen zgjedhjet, po unë ç’i dua!

683
Sigal

Për zgjedhjet në të shkuarën, kush s’u kujtua?..

Dhe Çeçua* shkroi, siç shkruante veç ai:

«Do bëhen zgjedhjet, po unë ç’i dua»,

Kur vetëm për popullin s’voton njeri.

Do bëhen zgjedhjet për Deputet,

Me këngë, flamuj e me bori,

Parat ëpër zgjedhjet, si ujtë në det,

Dhe populli gëzohet në varfëri…

«Do bëhen zgjedhjet, po unë ç’i dua»,

Kur nuk e di votën se ku shkon,

“Gëzohu o popull!”, më thonë mua,

Për mbretërit që zbresin e hipin në fron…

 

“Gëzohu o popull!”, për “Baballarët”,

Po i dituri pse ka thënë me shpoti :

“E keqja e Shqipërisë janë shqiptarët”

Që kurrë s’mendojnë për Shqipëri…?

 

Po vijnë zgjedhjet, mirë se  të  vijnë,

Po britma të mos ketë e as armiqësi,

Të zgjedhurit e popullit vallë e dinë,

Që populli u jep dhe u merr çdo fuqi?…

 

* Varg nga poema “Epopeja e Balli kombëtar” të Shefqet Musarait

*-Çeço – Është fjala për autorin e poemës..

Ka ardhur deputeti ?!…

-”Ulu , i tha xha Hasanit, deputeti,

Ulu, se për të moshuarit, shpirti na dhemb”, “

Unë ulur, mor zotri, gjithë jetën kam qenë,

Tani, dua të flas disa fjalë në këmbë.”…

 

-”Atëherë fol, se ju jeni burim i diturisë,

Dhe ne, prej pleqve mësojmë shumë, Mençuria i duhet Shqipërisë,

Se përpara na presin shumë punë”…

 

Po xha Hasaniu, i ngrysur pyeti :

“Unë s’të njoh, cili je ti, mor zotëri ?”…

Të tjerët thanë: “Është deputeti,

Ka ardhur që ta zgjedhim përsëri…”

 

-”Ka ardhur ?!, po ku ishte, mos vallë në Hënë?

Se nuk e kemi parë, për ne s’ka bërë asgjë,

Dhe fshati i varfër ka mbetur, siç ka qenë “…

Pastaj, Xha Hasani u ul e s’foli më…

 

Po deputeti foli përsëri,

Dhe si më parë, mori prapë zotime:

“Për fshatin do ndërtoj një xhami,

T’i faleni për ditë fjalës sime”…