Duhet anuluar ligji antikushtetues!

189
Kiço KUTALI
Me miratimin e ligjit të minoriteteve u habita! Në qoftë se nuk e dini historinë – mësojeni e kjo është e detyrueshme për politikanët, ministrat, deputetët dhe domosdoshmëri për shtetin. Në probleme historike duhet të aktivizoni njerëz të ditur, historian të pavarur, që nuk na mungojnë. Kjo nuk po ndodh dhe çdo ditë po dëgjojmë proçka nga më të ndryshmet. Një rast i tillë ndodhi me këtë ligj. Nga dy që kanë qenë të miratuara edhe nga forumet ndërkombëtare që në vitin 1921, na i nxorën nëntë(!) minoritete dhe kjo është çudi për tu çuditur!! Unë do trajtoj, flas e analizoj arumunët të cilëve u përkas. Ka politikanë, qeveritarë dhe deputetë që nuk e dinë ose nuk duan ta dinë se arumunët kenë qenë dhe janë autokton dhe kompakt në këtë territorin Danub – Adriatik – Egje por dyndjet barbare sllave e detyruan të ngelen kompakt vetëm në vendin tone, ngulmime në të gjithë territorin perëndimor të lumit Danub dhe kjo përputhet me kufijtë e jetuara nga Ilirët. Këtë popullsi autoktone autentike sa turp(!) duan me ligj ta nxjerrin minoritet! U miratua edhe në parlament! Ma ha mëndja se na ngatërrojnë me rumunët, se ata kanë shfaqur kërkesa të tilla, si sot bullgarët. Në shqip kur një nocioni i vendos para një germë “a, i, de” kthehet në të kundërtën e vet. P.sh moral – amoral, teist – ateist etj, kështu ndodh dhe me nofkën rumun e arumun. Kjo është sqaruar me kohë dhe rumunët nuk e kanë trajtuar nëpër gazeta dhe forume ndërkombëtare, Historia tregon dyndjet sllave, po të kish edhe një dyndje Rumune do na e trajtonte. Atëherë nga cili vend i solli ministri, apo ku i gjetën deputetët “Vlleh / arumunët”?! Më interesantja është se nuk trajtojnë të gjithë Arumunët, por pjesën më të vogël të tyre dhe me qenë se nuk i njohin, ju ngatërrojnë edhe nofkën. Mirë, nxorët minoritet Vëllenjtë ose arumunët që ishin nomadë, të cilët i përmendni në nofkën që ju kanë vendosur të huajt, “Vlleh/ arumun, po shumicën e tokëzuar e që i përmendin me nofkën “Çoban” edhe këta arumunë, nuk e dimë janë përfshirë në atë ligj”?! Arumunët janë puro shqiptar dhe që nga lashtësia flasin gjuhën e bukur shqipe dhe latine. Njëra familjare tjetra zyrtare dhe për të na veçuar nga rumunët, historianët e mëdhenj evropianë na kanë vendosur nofkën– emrin – shprehjen “arumun” që do të thotë – jo rumun, nuk janë rumun. Ndërkohë historia tregon se edhe Fran Bardhi, Pjetër Bogdani, Gjon Buzuku, Marlin Barleti por dhe korrespodenca e Skënderbeut në gjuhën latine ishin, ndaj dhe janë përcaktuese në trajtimin e të qënit latin edhe të shqiptarëve. Identiteti latin është zhdukur me pushtimin Otoman për të na tjetërsuar dhe na kanë tjetërsuar. Diçka e tmerrshme po ndodh me ne! Ky problem mendoj se ka mbështetje politike nga shtetet fqinje me tendenca aneksimi. Për këtë do të bëj disa sqarime që të kuptojnë ata që na ofendojnë, ndërkohë sa turp(!), kërkon të na lërë pa atdhe. Jemi shqiptarë dhe flasin gjuhën e bukur Shqipe dhe Latine e kur flasin gjuhën shqipe dhe latine, nuk janë arumunë por shqiptarë -Latinë ose Reminë – Ilirë, që përbëhemi nga dy degë, të cilat i përmenda por e do moment nga të tokëzuarit që janë mbi 99. 98 %, që gjaurët dhe mercenarët i ofendojnë me nofkën “çobanë” dhe nga vëllenjtë deri në vitin 1958 nomadë dhe që përbëjnë 0.02 % e kësaj popullsie. Sa turp(!) për politikanët tanë, edhe nofkën nuk ua dinë, por i trajton siç u thonë të huajt “Vlleh”! Nuk e kuptoj ç’është kjo popullsi Vlleh / arumun! Të huajt, me që nuk i njohin ju thonë ashtu, ndërsa të gjithë shqiptarët i njohin me emrin njëjës vëlla e shumës vëllenj, se kemi qenë dhe jemi vëllezër. Arumunët flasin një gjuhë shumë të vjetër do të thosha shumë të lashtë, e cila është baza, rrënja, shtrati, djepi dhe mitra nga e cila e kanë dalë ose kanë prejardhjen të gjithë gjuhët e tjera latine. Ka katër zgjedhimet e latinishtes së vjetër, që nuk i ka asnjë tjetër e sipas historianëve të lashtë, të mesjetës e të rinj ndodheshim në këto troje prej gjithmonë! Veprimit nuk mund ti them injorancë, por vuan nga mos njohja e kjo, jo vetëm ndaj arumunëve, gollobordasve, goranëve por ndaj kombit e atdheut. Ndryshe nuk do merrte nisma të tilla pa u konsultuar me historianët që nuk drejtohen nga politika dhe që janë nderi i këtij kombi. Gustav Majer shkruante në revistën italiane “Mbi gjuhën dhe letërsinë shqiptare” faqe 593: “Dimë, sidoqoftë se, në gjysmën e shekullit të V – të p.e.r. në vendet ndërmjet Adriatikut, Egjeut dhe Detit të Zi latinishtja ishte gjuhë shtetërore dhe familjare. Kjo është një dëshmi e shkëlqyer e asimilimit të gjuhës latine për faktin, se ja doli të mbahet e tillë nga një popull aq i prirë për liri…”. Kështu kanë shkruar edhe ” Mark Gauss –i, Robert De Angely, Arif Mati etj dhe fjala është për popullin shqiptar që e mbajti atë gjuhë dhe Ai popull jem ne, se ne e mbajtëm gjuhën latine dhe nga ne presupozohen të gjithë shqiptarët, se, edhe ata si ne kanë qenë e kështu dalim tabani i shqiptarizmës. Qeveria kërkon të na nxjerrë minoritet dhe më keq akoma na lë edhe pa atdhe. Është deklaruar në shtyp se, arumunë ka me shumicë në Greqi, Maqedoni, Bullgari por edhe në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë, Kroaci…, në të gjitha vendet ku kanë qenë Ilirët dhe habi(!) Ata nuk i nxjerrin minoritet, ne po! Ta kuptojë ministri për Evropën dhe deputetët, ne jemi ilirët dmth pasardhësit e tyre. Këtë e vërtetojmë arumunët, goranët dhe gollobordasit por trajtohet edhe nga të huajt, e vërteton dy gjuhësia dhe përhapja e jonë në të gjithë territorin ku kanë qenë ilirët. E vërtetojnë objektet material dhe shpirtërore, aktivitetet, traditat, zakonet, objektet e kultit dmth kishat, manastiret, epitafet e ndryshme, emërtimet e ndryshme latine, shumë objekte mbi e nënë tokë.., që trajtohen me ëndje kur paraqesim individualitetin shqiptar, historinë e lashtësisë, që s’e ka kontestuar njeri dhe mirë bëhet. Mirëpo ata që i ngritën, i ruajtën dhe i sollën deri në ditët e sotme janë- arumunët – që sulmohen, anatemohen dhe nxirren edhe minoritet!!! A nuk është çudi për tu çuditur? Nuk paskemi ne të drejtë që ti kundërvihemi, ti tregojmë realitetin, ti kërkojmë të na tregojë e vërtetojnë origjinën, vendin nga jemi dhe këtë nuk na e ndalon as qeveria. Po çfarë të keqe ka të pranohet realiteti dhe ashtu si ka qenë? Pellazgët dhe ilirët i flisnin të dy gjuhët latinishtja zyrtare dhe shqipja familjare (u vërtetojnë historianët e mëdhenj të lashtësisë, mesjetës dhe rilindjes) dhe me krijimin e kushteve të reja, shqipja doli zyrtare dhe latinishtja familjare. Kur shumica ndërroi fenë ne e mbajtëm në familje dhe na del një ministër ose dhe parlamenti që u vjen turp të pranojë gjuhën e bukur latine dhe na trajton të ardhur! Po latine është e gjithë Evropa dhe cili popull ose njeri e heq veten me të zgjuar nga ajo? Po ne ta kemi për nder që jemi latinë dhe kështu treten problemet myslimane, se nuk i kemi pasur, por i ka sjellë Otomani. Duhet ta dini se ne jemi të vetmit që ju ngjajmë Ilirëve në të gjitha sifatet, ndaj mburremi me të kaluarën dhe të tashmen tonë, por ofendohemi me miratimin e një ligji të tillë. Edhe ne si të gjithë shqiptarët (përjashto gjaurët) jemi pasardhësit e pellazgëve – ilirëve dhe sot po si të gjithë shqiptarë. Le të argumentojë të kundërtën Akademia e Shkencave. Straboni, historian i madh i lashtësisë e ka lënë të shkruar: “ Fiset pellazge ishin bilingë…” do të thotë se flisnin dy e më shumë gjuhë. Vërtetim më të mirë e me i argumentuar jemi ne, goranët dhe gollobordasit që sa keq e sa turp (!), na nxjerr minoritet. Mendoj se tek ne nuk ndiqet metodologjia e studimit të historisë, sipas kohës dhe hapësirës që ka ndodhur. Po u studiua lashtësia, Roma, pastaj dyndjet sllave e sidomos Bizanti në mesjetë, por edhe rilindja do të dalë e qartë edhe historia e jonë. E cila është e qartë, por të paaftët, ata që nuk njohin e dinë historinë, pranojnë çfarë ju servirin të huajt ose individë arumunë, gollobordas e goranë që zvarriten te shtetet e huaja për interesa ekonomike dhe kur të duash e kanë shitur atdheun. Dimë se nga paganizmi kaluam nën pushtimin e Romës, që na ktheu të gjithë në katolikë (lexoni regjistrat e vjetër në të gjithë vendin). Më vonë Bizanti kish nën juridiksion jugun që e ktheu në ortodoksë, ndërsa veriu ngeli përsëri katolikë. Otomani para pesë shekuj na pushtoi dhe na ktheu në myslimanë, por në jug dhe në veri pati ortodoksë dhe katolikë që nuk ju bindën dhe nuk e ndërruan fenë. Kjo ka sjellë edhe ngatërrime. Katolikët dhe myslimanët pranohen që janë shqiptarë, ortodoksët nuk pranohen, kur në kohën e Skënderbeut Labëria drejtohej nga Gjergj Araniti dhe Berati nga Gjergj Muzaka të dy ortodoksë, arumunë. Si ata ishte edhe populli që kishin në juridiksion. Kështu ndodh kur digjen etapat. Myslimanët që deri dije ishin ortodoksë (arumunë), ndërruan fenë dhe u kthyen në myslimanë dhe jo se ishin. Këta vëllezër pranohen, ne që duhet falënderuar që nuk ju nënshtruam turkut, nuk qenkemi?!! A ka poshtërsi më të madhe se kjo? Nuk besoj! N. Papahagi (francez) në librin “Les Romani De Turqia” në kapitullin XV faqe 149, botuar në Bukuresht në vitin 1905, ka kryer studimin më të saktë dhe jep edhe statistika se kush e ka populluar Shqipërinë dhe nxjerr: “Arumunët janë të shumtë në numër, duke zënë territorin e detit Adriatik nga Vlora deri në Shkodër, në brendësi nga Berati – Elbasani dhe në jug deri në Përmet, ndërkohë të pleksur me myslimanë (se ishin ata që u kthyen në myslimanë)”. Edhe qytetet i nxjerr të populluar nga arumunët: “Berati – 10.000, Tirana – 5.000, Kavaja – 2.000, Vlora – 1.200, Durrësi – 1.500, Fieri – 4.000…dhe jep shifrën 200.000 banorë”. Në këtë kohë aq banorë kanë pasur këto qytete dhe vërteton se banoheshin nga Arumunët. Ata i kanë ngritur dhe populluar. Të njëjtat statistika jep edhe Ami Bueja dhe janë historianët më të mëdhenj Evropianë. Ata na kanë celebruar shqiptarë, por na nxjerrin shtetarët tanë të ardhur, ndaj do tu lutesha e rekomandoja ti lexonin. Një transkriptim që është bërë në ishullin e Lemnosit në detin Egje dhe që e paraqet në librin “Enigma” faqe 325 po shkrimtar francez, Robert De Angely, i nxjerr arumunët banues edhe në territoret e Greqisë, sepse ai transkriptim për arumunët flet. Në atë kohë e hapësirë dhe në ato territore pellazgët e banonin dmth shqiptarët. Ka shumë argumente, por boll me kaq, për të kuptuar se jemi autoktonë -autentikë e pasardhës të pellazgëve, ilirëve dhe sot shqiptarë. Për të shpallur arumunët minoritet erdhi në vitin 2010 presidenti Rumun, Busesku dhe në konferencë shtypi me homologun Bamir Topin, deklaroi: “Ti jepet statusi arumunëve”. Ky mendim u kritikua në gazetën “Sot” datë 08.06.2010 me titull: “Skandal i presidentit rumun. Statusi i arumunit teori antishqiptare” dhe rumunët nuk e kanë ngritur më. Po kështu u bë një shkrim debat me një “mercenar” më datën 22.10.2016 po në gazetën “Sot” dhe gazetën “Ballkan” datë 1 – 2. 11. 2016 me tituj : “Pse arumunët nuk janë rumunë” dhe sa keq, sot flet një ministër dhe e ligjëron parlamenti. Diçka nuk shkon! Kjo është paaftësi, nënshtrim i politikanëve ose edhe rezultat i presioneve. Në ato artikuj shpjegohej me argument se jemi vendalinj, ndërkohë jemi ne që i kemi vendosur edhe emrin e bukur latin vatanit – Atdhe – . Ky emërtim përmendet që në lashtësi nga jugu në veri e që nuk është pa domethënie. Tregon se kemi folur jug e veri përveç shqipes edhe gjuhën e bukur latine. E vërteton edhe kongresi i Manastirit në miratimin e dy fjalorëve dhe fitoi latini se populli shqiptar e kish folur atë gjuhë. Mirëpo, këtë fillesë shqiptare, që e mbajti gjuhën, sa turp(!) e nxjerrin minoritet!!! Rumunët e kuptojnë se çfarë do të thotë La Ata dhe Atdhe, ndërsa shqipërohen – te mëma – dhe mëmëtokë. Populli pellazg, Ilir, sot shqiptar, i ka vendosur emrin dhe popujve të tjerë që flasin gjuhën latine. Edhe këtë nocion e kuptojnë rumunët (La – Ata – ine, që latinisht shkruhet dhe lexohet L’at’ ine = Latine). Lexoni historinë dhe pastaj veproni. Mirëpo këto probleme i ka sqaruar edhe Kongresi i mbajtur në vitin 1993 në Frajburg të Gjermanisë ku kish edhe profesorë rumunë me grada shkencore dhe nuk e kundërshtuan. U vendos: “Arumunët nuk janë rumunë”. Ky kongres u bë për pjesën më të vogël të arumunëve që janë vëllenjtë dhe 0.02%. Kur nuk janë ata, si do të jemi në të tokëzuarit dhe që jemi 98% të popullatës arumune?! Por do dhe na nxjerr të huaj e minoritet, ta themi hapur, padia! Arumunët, goranët dhe gollobordasit jenë bilingët e Strabonit. Nuk e kuptojmë se ku do të mbrijë politika jonë. Shqipërinë nuk e gjen gjë edhe sikur të vendoset, se shumë shtete me në krye SHBA kështu janë, por është injorancë e turp shtetëror të nxjerrësh vendaliun minoritet, se godet identitetin e popullit autokton – autentik. Kjo është antishqiptarizëm dhe tradhti kombëtare e vendosur me ligj dhe më keq se shitja e detit, Vermoshit dhe Shën Naumit. Besoj e qartë! Po të analizohet me hollësi problem, fillesa e sajimeve do të na çojnë te gjaurët, të cilët për të mbuluar identitetin dhe pisllëqet që kanë bërë, e kalojnë vëmendjen te arumunët, gollobordasit dhe goranët. Këta solli pushtuesi, u dha çifliqe, poste drejtuese, i ndihmoi ekonomikisht për ndërtimin e sarajeve dhe tash janë shtuar, kanë poste e nxjerrin të huaj vendaliun. Historia ata njeh si të sjellë dhe jo ne që kemi krijuar dhe vënë emrin vatanit – ATDHE. Një ditë koha do ti kullojë ujërat dhe çdo gjë do shkojë në vendin e vet, por këtë e bëjnë njerëzit e mençur dhe atdhetarë! O perëndi, çfarë bëhet kështu?! Ku po na çoni?!! Ka plot historianë dhe personalitete atdhetarë me grada shkencore që duhet t’i aktivizoni. Para se të vendosni thirrni të mençurit, akademikët që e njohin mirë historinë, që e dinë metodologjinë e trajtimit të problemeve dhe fenomeneve të ndodhura sipas kohës e hapësirës, që nuk i djegin etapat e zhvillimit të shoqërisë, se kështu rritni edhe autoritetin tuaj. Nëse jua kërkon Evropa si presion nga të tretët, mbroni vendin tuaj me argumente shpjegojeni e jo me politikë. Si qytetar shqiptar autokton, autentik i këtij vendi, i cilësuar padrejtësisht “Arumun”, nga gjaurrët me nofkat “Vëlla –Vëllejn, Çoban – Çobanë” nga të huajt “Vlleh e dhjetëra nofka të tjera” , i kërkoj Presidenti të mos e miratojë ligjin se është antiatdhetar dhe antikushtetues. Ofendim dhe, se tradhti më të madhe për kombin – atdheun dhe sidomos për arumunët, gollobordasit e goranët, nuk do të ketë.