Duelet e Grave

522
Rajna Kovaçi

Në të kaluarën sqarimi i marrëdhënieve me ndihmën e armëve konsiderohej si një traditë fisnike shpesh, në këtë mënyrë, burrat mbronin nderin dhe dinjitetin e tyre ose vërtetonin dashurinë për zonjat apo zonjushat. Rezulton se, në atë kohë feminizmi ende nuk e ishte eksploruar veten edhe në këtë fushë. Pra, faktet tregojnë se një model i njëjtë sjelljesh ishte popullor edhe për përfaqësueset e gjinisë femërore. Tregojnë se duelet e grave, edhe pse ishin më të rralla, ishin shumë më mizore se vrasjet mes burrave. Vdekjet tek ato ishin nga 8 në 10 raste, ndërsa, tek burrat në 4 nga 10 raste. Dëshmitë e para të dokumentuara në lidhje me duelet femërore intriguese datojnë që nga shekulli XVI. Piktori spanjoll Hose de Ribera, me sa duket i frymëzuar nga një histori e tillë pikturoi pamjen nga “Dueli i Grave”, që sot është pjesë e koleksionit të muzeut Prado në Madrid. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 1552 në Napoli, kur dy zonja, Izabela de Karaci dhe Diambra de Pettinela, u zunë dhe çështja shkoi deri në dyluftim me duel, për shkak të një djaloshi simpatik. Dyluftimi përfundoi pa viktima, por italianët pasionantë folën gjatë për këtë histori romantike. 20 vjet më vonë një rast i njëjtë u regjistrua në kronikat e një manastiri femëror milanez Shën Benedikt. Në 27 maj 1571 atje erdhën dy sinjorita të njohura me kërkesën t’u jepej një vend për të kryer lutjet e tyre. Fatkeqësisht lutjet patën një fund tragjik për të dyja. Kur i zbuluan, njëra ishte e vdekur ndërsa tjetra e mbuluar me gjak e vdiq pas pak minutash. Në bazë të thashethemeve shkaku i konfliktit ishte xhelozia. Gjatë vitit 1642, u zhvillua një duel tjetër mes Markezes dë Nesle dhe Konteshës dë Poliniak për shkak të Dukës Risheljë, Kardinali i ardhshëm. Shpatat u ndeshën në pyllin Boulogne. Dueli përfundoi në favor të Konteshës, e cila e kishte plagosur rëndë kundërshtaren e saj në pjesën e veshit. Në mesin e shekullit XVII moda e duelit femëror u përhap në Francë, Angli, Gjermani, Itali, madje edhe në Rusi. Përfaqësueset e seksit femëror kryqëzonin shpatat ose ngrinin pistoletat duke marrë në shenjë kundërshtaren që kishin përballë për shkaqe nga më të ndryshmet. Fillimisht ato vishnin veshje identike, më pas filluan të luftonin gjysmë të zhveshura. I shpallnin duel kundërshtares, madje edhe për një vështrim të shtrembër, mos të flasim për të dashurit dhe për shkaqe xhelozie. Pra, shkaqet ishin fare banale që mund të zgjidheshin edhe nëpërmjet dialogut. Por kjo mënyrë në atë kohë u bë e modës. Duelet filluan të zbatoheshin pa rregulla, sidomos gjatë dyluftimit. Gjatë shekullit XIX u përhapën në masë kartolina apo piktura me gra që luftonin në duel me njëra tjetrën. Gra topless, rivale që bashkoheshin dhe rojet e tyre që qëndronin në front të dytë. Luftimet vazhdonin derisa njëra nga kundërshtaret të binte e vdekur ose të plagosej rëndë. Filluan të përdoreshin edhe substanca helmuese edhe në formë pastash apo pluhuri. Filluan të lyenin majat e shpatave me këto lloj helmesh që nganjëherë ishin vdekjeprurëse, djegëse, shkaktonin dhimbje por edhe djegie në kontaktin më të vogël. Por jo rrallë thonjtë përdoreshin si armë. I tmerrshëm ishte edhe rasti i Maria d’Are, e dashura e kompozitorit Franc List. Ajo shfaqi xhelozi të çmendur për të dhe e ftoi në duel shkrimtaren e famshme franceze Zhorzh Sand, që ishte edhe ajo mikeshë e afërt e tij. Kundërshtaret zhvilluan një dyluftim të egër dhe shumë të ashpër në një nga dhomat e kompozitorit. Listi i mjerë i tmerruar nga dueli i grave u mbyll në studion e tij dhe doli pasi gratë ishin qetësuar. Betejën nuk e fitoi asnjëra nga zonjat. Por Zhorzh Sand u tërhoq dhe i la vendin kundërshtares së saj. Por shkrimtarja nuk e harroi kurrë këtë duel, ajo u hakmor në mënyrën e saj, duke u tallur rëndë në romanin e saj “ Oras”. Një shembull tjetër i sjelljes origjinale të femrave në momente dueli ishte ngjarja e ndodhur në gjysmën e shekullit XVII , kur dy bukuroshet pariziene Bopre dhe madam Arli bën duel me shpata të shkurtra. Gjatë kohës së dyluftimit ato me qëllim mundoheshin të godasin njëra tjetrën në pjesën e fytyrës: Si përfundim të dyja zonjat u detyruan të mbanin vello të zeza mbi fytyrë për shkak të shenjave të bëra në fytyrë nga dyluftimi iegër i të dyjave. Zonjat e mbajtën vellon e përbërë prej tyli të zi deri në fund të jetës. Edhe një rast tjetër që mbahet mend si duel i ashpër femëror u bë në vitin 1612, në Britaninë e Madhe, në një ballo të organizuar nga Konti Sëseks, Ledi Rokfor kishte vënë re se, kundërshtarja e saj Lidi Ester Reili, kishte veshur të njëjtin fustan me të –kjo gjë iu duk e padurueshme! Durimi iu sos, kur kundërshtarja e saj ftoi në vallëzim Kontin Sëseks. Si rezultat ajo e ftoi në duel. Leidi Rokfor nuk kishte shpatë dhe si armë hakmarrje kishte zgjedhur helmin. Të dyja zonjat kishin ardhur në mënyrë inkognito në vendin e caktuar që ndodhej 20 km larg Londrës– me karroca të zakonshme me veshje të maskuara dhe me vello në kokë. Në dhomën e përgatitur kishte dy gota verë – në njërën kishte helm. Tragjedia e pritur përfundoi me farsë: Helmi i vendosur në gotë ishte i vjetër dhe e kishte humbur forcën dhe i solli leidi Esterit vetëm çrregullime serioze në bark e stomak, si dhimbje të forta dhe diare të rëndë. Meqenëse fustanet e asaj kohe pengonin veprimet e lirshme të grave “luftëtare”, e dini fare mirë se moda e veshjes së grave ishte shumë e bukur dhe shumë femërore por kjo modë ishte e papërshtatshme për zhvillimin me sukses të duelit. Ato zhvisheshin deri në bel, sepse këto lloj fustanesh ishin shumë të ngushta të ngarkuara me rruaza dhe dantella, kështu që ato zhvisheshin deri në bel, pra topless dhe ndesheshin ashtu. Pra, kuptohet se interesi mashkullor ishte shumë i madh kur burrat bënin sehir si luftonin gratë për burrat. Ato ndiqeshin me shumë interes kur ndesheshin po kur luftonin fare të zhveshura. Në shekullin XIX kudo mund të shikoje piktura, broshura, ftesa apo postura të ndryshme me gra që ndesheshin në duele topless. Si ” dueli klasik” që ka hyrë në historinë e dueleve, ishte dueli i me shpata mes princeshës Paulina Meternih dhe Konteshës Kilmanseg, që u zhvillua në vitin 1892 në Lihtenshtajn. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë “duel të emancipuar” si do të quhej më vonë me ironi nga disa kundërshtarë të emancipimit të grave, duke përfshirë edhe vrojtueset e tyre, që ishin gra. Në grupin që organizonin zhvillimin e dueleve kishte edhe një mjeke. Çdo dyluftim kishte mjekë, dhe në rastin e grave mjeku ishte mjeke. Ndërsa kur dueli zhvillohej mes burrave mjeku ishte burrë. Në rastin tonë mjekja ishte :Doktor Baronesha Ljobinskaja, që përgatiste çdo gjë të nevojshme që kishte të bënte me plagët, kundër dhimbjes, ilaçe nga më të ndryshmet, në mënyrë që t’i vinte në ndihmë “luftëtareve”. Sipas doktoreshës edhe plagosjet më të lehta mund të çonin në infeksione të rrezikshme. Si rezultat i duelit të dy zonjat u lënduan lehtë si në hundë dhe në vesh. Princesha Meternih e fitoi duelin. Por më interesant në këtë rast, ishte shkaku i duelit që i çoi këto zonja në dyluftim. Ato të dyja u grindën rëndë rreth dekorimit të sallës së vallëzimit me lule. Përse të dekorohej me këto lule apo me ato lule…..