Duda, njeriu që lindi dhe vdiq me kostumin popullor

684
Sigal

BERAT/ Dhimitër Dudë Mishaxhiu, valltari që udhëhoqi vallen në dasmën e mbretit Ahmet Zogu

Dhimitër Dudë Mishaxhiu gjithë jetën e tij ka qenë i veshur me kostumin popullor. Atë model të kostumit popullor sot e mbanë grupi folklorik i qytetit të Beratit. Ai në moshë tepër të vogël ka kërcyer në shumë koncerte apo edhe dasmat që bëheshin nëpër qytet dhe në veçanti në lagjen e tij “Përroi”. Me kërcimet e tij ai befasonte bashkëqytetarët dhe me kalimin e kohës po bëhej i njohur jo vetëm në Berat, por edhe më gjerë. Sipas nipit të tij Sotiraq Mishaxhiu tregohet historia e mbretit Ahmet Zogu, i cili në dasmën e tij ftojë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë këngëtar dhe valltarë të njohur. Ndër këta ishte dhe djaloshi beratas Dhimitër Mishaxhiu. “Në momentin që nusja e Mbretit do të futej brenda në dhomë, sipas traditës një nga valltarët duhej të çelte vallen. Asnjëri nga valltarët që kishte ftuar mbreti, nuk po e merrte guximin të hiqte vallen e nusërisë, kështu që menjëherë djaloshi beratas mori guximin dhe doli në krye të krushqve. Kur nisi të kërcente Dhimitri vuri gotën e ujit në kokë dhe udhëhoqi vallen karakteristike duke futur nusen në dhomë. Në momentin që nusja e mbretit u futë në dhomë,mbreti Ahmet Zog u shpreh “Nga Berati kanë ardhur dy shqiponja, një e derdhur në flori (ishte një punim dore që ia kishte dhuruar argjendari i njohur beratas Agatha Njel Mbrica nga lagja Kala) dhe shqiponja e dytë është Duda që na befasoi me kërcimin e tij, fluturak dhe dukej sikur qëndronte gjithmonë si simboli i flamurit. Një kapedan i vërtet, kapedan pa grada, por me titull”, tha Sotiraqi. Duda këtë aktivitet e vazhdon edhe më pas, ku do të njihet si organizatorë i valleve të qytetit të Beratit me grupet e valltarëve, të cilët i gjente nëpër lagjet e qytetit dhe më pas krijonin grupin e valleve beratase. Sipas dëshmisë së nipit të tij, Duda nuk ishte vetëm valltarë i mirë, por dhe një sportistë i zoti. Ai njihet si pjesëmarrës në hipizëm, i cili ka dalë kampion jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Ballkan madje Duda ka qenë dhe pjesëmarrës në shoqërinë bamirëse që drejtohej nga Sotir Reveli.

Foto Marubi

Nipi tij Sotiraq Mishaxhiu, 67 vjeç, tregon se si e ka gjetur fotografinë e tij në Shkodër. “Isha studentë në Shkodër kur kalova para studios foto Marubi, në vitrinë më zë syri një foto të xhaxhait tim, Dhimitrit ( Dudë) Mishaxhiu. Futem brenda dhe prezantohem. Foton e mora dhe e kam që prej vitit 1963. E ruaj me fanatizëm për t’ju treguar brezave veprimtarinë e tij dhe nëpërmjet tij të njihet historia e njerëzve të artit dhe kulturës beratase. Dua t’ju tregoj gjithashtu se kur djali i tij, Minai, që ishte me studime në Itali në vitin 1930 kur kthehet në Berat si dhuratë i sjell një kostum. Duda i thotë: “Faleminderit bir, por unë do të vdes i veshur me kostum popullor dhe nuk do të vesh asnjë kostum të llojit tjetër”, tha Sotiraqi.