“Duam shtëpitë tona, mos na nxirrni në rrugë!”, banorët e “Astirit” në protestë për pronën

653
Sigal

Banorët e zonës së Astirit në Tiranë kanë dalë sërish në protestë duke bllokuar rrugën dhe duke hedhur flakadanë, pasi sipas tyre nga punimet që po bëhen për ndërtimin e “Unazës së Madhe” po u prishen shtëpitë.

Banorët shprehen se janë njoftuar vetëm 4 ditë më parë se do t’ju shemben shtëpitë pasi kalon projekti për ndërtimin e “Unazës së Madhe”.

Po ashtu të gjithë banorët janë shprehur të vendosur për të vijuar protestën e tyre, dhe shprehen mjaft të indinjuar nga pushteti dhe qeveria.

“Këto duhet ti kishin marrë parasysh mafia e ndërtimit. Kemi punuar gjithë jëtën në emigrim dhe kemi ardhur që të jetojmë këtu. Nuk bëhët Shqipëria me piktorë dhe me shkë*adhata si puna e këtyre që janë në pushtet. Jemi dakord që të zgjerohet, por aq sa është funksionale.”– shprehet e indinjuar një zonjë.

“Kjo është një protestë mëse legjitime. Ne nuk jemi kundër projektit, por kundër një zgjerimi që i kanë bërë projektit. Duhet ta rishikojnë këtë zgjerim për ndërtimin e Unazës së Re. Duhet të rishikohet projekti. Duam pronat! Duam pronat! Duam pronat!” shprehen banorët.

Gjatë ditëve të fundit sipas tyre përfaqësues të firmave private dhe të Ministrisë së Transporteve dhe ARRSH, kanë paralajmëruar qytetarët se për një afat kohor 2 –javorë gjithçka do të rrafshohet për lirimin e hapësirës.

Ndërkohë dje ARRSH njoftoi se “siç media dhe opinioni publik eshte ne dijeni, tanime eshte ne fazen e zbatimit projekti i Unazes se Madhe te Tiranes, rikualifikimi nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja perfshire dhe zgjidhjen e kesaj nyje te trafikut.

Projekti eshte zyrtar dhe publik. Me zhvillimin e gares e cila gjithashtu ka qene publike, jane percaktuar firmat fituese qe do zbatojne projektin.

Ne perputhje me percaktimet ligjore e nenligjore po veprohet ne territor nga organet perkatese te perfshira ne proces si kordinim mes ARRSH, IKMT, Aluiznit, Bashkise Tirane. Diten e hene do kete komunikim me median per detaje te metejshme te projektit.”