Drogë nga Gjiri i Lalzit, lihen në burg 4 anëtarë të grupit kriminal

518
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 4 persona dhe detyrim paraqitje për një tjetër të cilët ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë me skaf ngha Gjiri i Lalzit drejt Italisë

Grupi kriminal përbëhej nga 7 persona, 5 prej të cilëve shqiptarë.

Prokuroria informon: “Deri në këtë fazë të hetimit, të paktën 7 persona, nga të cilët 5 shqiptarë dhe 2 italianë, janë ndaluar mesnatën ndërmjet të Premtes dhe së Shtunës, me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda në kuadër të këtij hetimi të përbashkët.

Eduart Sallaku organizatori i trafikut 

Prokuroria informon: “Nga hetimet e deritanishme ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Eduart Sallaku është në krye të këtij grupi kriminal, në rolin e organizatorit të trafikimit të lëndës narkotike nga Gjiri i Lalëzit në drejtim të Brindizit”

Hetimet kanë zbuluar se Sallaku në bashkëpunim me shtetasit italianë Gianfranco Maiorano (me precedente penal në shtetit Italian, më shumë se një herë) dhe Donato Carlucci, kanë bërë përgatitjet e nevojshme për të trafikuar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Sigal