Drogë në furgon, arrestohet shkodrani

869
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga ditën e sotme një 37-vjeçar, pasi është kapur me drogë.
Sigal

Sic bëhet e njohur në njoftimin e policisë, në pranga është vënë  Genc Nikshiqi, 37 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit” Shkodër.

Ai është arrestuar pasi në PKK Muriqan, në dalje nga territori i R. Sh. me mjetin tip Benz Furgon, nga kontrolli i ushtruar këtij mjeti janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 24 pako lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë 15.5 kilogram.

Pas arrestimit, policia e Shkodrës sqaron se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”.