Drogë në burg për të birin, procedohet gruaja, ndalohet 33-vjeçari

542
Sigal

Policia e Vlorës ka ndaluar një 33-vjeçar dhe ka proceduar penalisht një grua që ka tentuar t’i fusë drogë në burg të birit.

Policia ka ndaluar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” shtetasin K.K., 33 vjeç, banues në Vlorë.

33-vjeçari më datë 14.08.2019, dyshohet se i ka dhënë një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa të fshehur në shuallin e një palë atleteve sportive shtetases L.B. dhe kjo e fundit tentoi t’i fusë në IEVP e Vlorës për djalin e saj (i dënuar për vjedhje).

Policia ka proceduar në gjendje të lirë 45-vjeçaren L.B. për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me burgim”.

Policia e Vlorës gjithashtu ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim F.M., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier i ka caktuat masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje të armëve të gjahut”.