Drogë mes domateve, prangosen dy trafikantët shqiptarë në Itali

738
Sigal

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga nga policia italiane së bashku me dy shtetas rumun nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarë Andi Sina, 36 vjeçar dhe 18 vjeçari Enio Toska kultivonin në mes të reshtave të një sere me domate, lëndë narkotike të tipit kanabis.

Bimët kishin arritur një lartësi prej thuajse dy metrash në serën e domateve dhe janë zbuluar nga një kontroll i rastësishëm i një agjencie agrokulturore.

Në pranga kanë rënë po ashtu dhe dy shtetasit rumunë me inicialet M.A.L., 37 vjeç dhe A.E., 18 vjeç.

Në banesën e shqiptarëve policia ka mundur të gjejë dhe një sasi prej 10 gramësh kokainë e fshehur në një aparat fotografik