Drogë me çanta drejt Greqisë, në pranga dy persona

454
Sigal

Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë së Sarandës në tentativë për të trafikuar drogë drejt Greqisë.

Uniformat blu kanë sekuestruar 22 kg kanabis, ndërsa ka arrestuar në flagrancë transportuesit e lëndës narkotike, përkatësisht:

-A. H., 31 vjeç, lindur dhe banues në Berzhit,Tiranë.

-G. P., 29  vjeç, lindur dhe banues në Polis, Librazhd.

“Në vijim të punën për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike dhe trafiqeve të paligjshme që mund të zhvillohen nëpërmjet kufirit jeshil, Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë patrullimit në afërsi të Likojanit, kanë evidentuar dhe kapur dy shtetas që po transportonin dy çanta ku brenda tyre kishte 22 kilogramë lëndë narkotike” thuhte në njoftimin e policisë.

Po kështu, Policia e Sarandës shpalli në kërkim edhe dy shtetas të tjerë, A.XH dhe D.A dhe po vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.